
Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Vushtrrisë.
Ish kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri gjithashtu si edhe kandidatët tjerë, akuzuan kryetarin e tanishëm i cili po i ikë përgjegjësisë duke gjetuar arsye për të mos ardhur në emision dhe të mos ballafaqohet me kundërkandidatët dhe qytetarët të cilët presin përgjigjje nga ai.
Tahiri tregoi edhe shumë projekte të cilat i kishte përfunduar gjatë mandatit të tij për të mirën e vushtrrisë, pçor fat i tij i keq që pandemia ia kishte ndërprerë mundësistë për realizimin e shumë projekteve të tjera.
Ai e dha edhe një mesazh shumë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, që gjithherë kur përballen me padrejtësi të drejtohen në media dhe të marrin guximin të dalin publikisht të tregopjnë problemet e tyre që i kanë pasur. E këtu mori shembul kandidatin e pavarur i cili për shkak të problemeve që kishte pasur me kryetarin aktual, ka marrë guximin të kandidojë për kryetar në mënyrë që t’i largojë këto shqetësime nga qytetarët.
Së fundmi ai përmendi edhe disa projekte që ai do t’i realizonte gjatë mandatit të tij, duke filluar nga barnat esenciale të cilat i ndan komuna për personat me sëmundje kronike, psikologët në shkolla, logopedët e asistentët social.
Ndiqeni videon më poshtë për më shumë detaje: