
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të verës.
Xhaka është në bisedime me Bayer Leverkusenin dhe ky transferim pritet të ndodhë në javët në vazhdim.
Arsenali është shumë afër transferimit të mesfushorit Declan Rice dhe kjo marrëveshje është afër finalizimit.
Sapo të kompletohet kalimi i Rice te “Topçinjtë”, atëherë pritet të ndodhë rikthimi i Xhakës në Bundesligë.
30-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, ku u transferua nga Borussia Monchengladbach për shumën e 35 milionë eurove.
Në edicionin 2022/23 repreznetuesi zviceran kishte bërë një nga edicionet më të mira me fanellën e ekipit londinez, ku kishte realizuar nëntë gola dhe shtatë asistime në 47 ndeshje.
Me Arsenalin Xhaka ka fituar dy herë Kupën Fa dhe dy herë Superkupën angleze.
Për mesfushorin 30-vjeçar kishte pasur interesim edhe nga disa klube të Serie A, por ai ka vendosur përfundimisht që të rikthehet në elitën e futbollit gjerman.