Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhaka merr ofertë nga klubi i njohur

Gazeta10
09 May 2023 - 9:55

Mediumi britanik “The Sun” raporton se mesfushori kosovar ka marrë ofertë nga Bayer Leverkuseni, përcjell Gazeta10.

30 vjeçari është pjesë e “Gunners” që nga viti 2016, duke i bërë mbi 290 ndeshje me ekipin nga “Emirates Stadium” deri tash.

Përfaqësuesi zviceran është pjesë e rëndësishme e ekipit të Mikel Artetas këtë sezon.

Ai i ka zhvilluar 33 ndeshje në Premierligë deri tash, duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 7 asistime.

Megjithatë, trajneri spanjoll dëshiron ta transferojë yllin e Ëest Ham United, Declan Rice dhe një tjetër mesfushor qendror në afatin kalimtar të verës.

Xhaka ka kontratë me “Topçinjtë” deri në qershor të vitit 2024, por do të haste në vështirësi për të luajtur me përforcimet e reja të klubit londinez.

Prandaj, ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut mund të rikthehet në Gjermani, ndërsa për shërbimet e tij është i interesuar trajneri Xabi Alonso.

Flitet se Kuqezinjtë janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë afatgjate.

Dhe, nëse ai lëviz drejt “Bay Arena”, Arsenali mund ta marrë Moussa Diabyn si pjesë të marrëveshjes.

Xhakën qe një kohë e donte edhe trajneri Jose Mourinho në Romë, por ai preferoi të qëndronte në Angli. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.