Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhelal Mehmeti jep detaje nga konferenca “Ekonomia shpëton Luginën”, me shqiptarë të ftuar nga 20 shtete

Gazeta10
24 September 2024 - 18:43

Xhelal Mehmeti, udhëheqës i organizatës “Vizioni” në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ishte i ftuar në emisionin Raport të Kanal10 ku edhe foli për konferencën “Ekonomia shpëton Luginën”,e cila po organizohet për herë të dytë, raporton Gazeta10.

” Po çfarëdo përplasje që të ketë në mes Prishtinës dhe Beogradit ne në Luginë pësojmë, jo vetëm në anën politike por edhe në anën zhvillimore. Andaj edhe unioni i afaristëve është hera e dytë që po bëjmë konferencën e radhës “Ekonomia shpëton Luginën”. Vitin e kaluar kemi dalur me gjashtë konkluzione ku shumica jane realizuar. Tani më 27 shtator, ora 11 fillon konferenca një ditore, me shqiptarë të ftuar nga 20 shtete të ndryshme por ka edhe ndërkombëtar.”, bëri të ditur Mehmeti.

Sipas tij, faktori ekonomik luan rol kyq në rikthimin e atyrë që u larguan për shkaqe të tilla.

“Ne mendojmë se ekonomia është një faktor ku mund të ndikoj në parandalimin e shpërnguljes, sepse edhe ata të cilët kanë shkuar të kthehen në vendin e tyre duke siguruar një vend të punës”, shtoi ai. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.