
Komentatorët politikë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kanë përzgjedhur listën e top 10 kandidatëve për deputetë të secilës parti, duke i renditur sipas asaj që ata konsiderojnë si më të mundshmit për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Për listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma Socialdemokrate, analistët në “Politiko” krahas liderëve të AAK-së, kanë përzgjedhur Xhevahire Izmakun.
Izmaku është përzgjedhur nga Blerim Gashi, Shqipe Pantina, Nexhmedin Spahiu, të cilët kanë thënë se ajo e meriton të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës edhe për një mandat për shkak se ka qenë deputete aktive.
Nga ana tjetër, Adrian Çollaku dhe Fidan Rama kanë thënë gjithashtu se presin rikthimin e Xhevahire Izmakut në Kuvendin e Kosovës, sidomos për kontributin e saj në media.
“Xhevahire Izmaku i duhet Kuvendit për kontributin në media”, ka thënë Çollaku.
“Xhevahire Izmaku ka qenë aktive dhe pres të rikthehet”, ka thënë Rama. /Gazeta10/




