Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xhevahire Izmaku parashikon rezultatin: AAK – NISMA do të jetë tek 100 mijë vota!

Gazeta10
02 February 2025 - 22:03

Xhevahire Izmaku, kandidate për deputete nga NISMA, ka thënë se po marrin përkrahje të madhe të qytetarëve në të gjitha qytetet e Kosovës.

Bazuar në përkrahjen e qytetarëve, Izmaku ka theksuar se AAK-Nisma pret rreth 100 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nëse kthehemi dhe i analizojmë votat që kanë qenë në të kaluarën, ne e shohim se do të arrijmë tek 100 mijëshi”, ka thënë Izmaku.

Tutje, ajo ka thënë se kanë ndikuar një sërë faktorësh në Kosovë, duke përfshirë edhe migrimin që i ka prekur të gjitha partitë politike.

Por megjithatë, Izmaku ka theksuar se AAK-Nisma e ka një plan të detajuar për të ardhmen e Kosovës.

“Kemi pasur një migrim kogja të madh dhe kjo nuk e prek vetëm një subjekt politik, por të gjitha”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.