Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhevdet Smakiqi: “Ata që nuk votuan fituan”

Gazeta10
09 June 2026 - 22:56

Avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar në emisionin “Adresa” se qytetarët që nuk morën pjesë në zgjedhjet e fundit, sipas tij, kanë dërguar një mesazh politik përmes abstenimit nga votimi.

“Konsideroj që fituan qytetarët e Kosovës. Përgëzoj për mosushtrimin e një të drejte të garantuar me Kushtetutë dhe ligj, e cila po përlyhet dhe përsëritet,” ka thënë Smakiqi.

Ai shtoi se, sipas tij, mesazhi kryesor i zgjedhjeve është refuzimi ndaj mënyrës së funksionimit të pushtetit dhe opozitës.

“Mesazhi kryesor i shtatë qershorit është që të mos bëni hajgare me këtë republikë,” u shpreh ai, duke shtuar se, sipas vlerësimit të tij, qytetarët që abstenuan kanë dërguar një mesazh politik.

Smakiqi tha se, sipas tij, partia në pushtet është “ndëshkuar” për mënyrën e qeverisjes, ndërsa edhe opozita ka humbur mbështetje për shkak të mungesës së alternativës së qartë politike.

Ai shtoi se këto zgjedhje ishin pa kredibilitet ndërkombëtar, duke pretenduar se nuk ka pasur vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Në fund, Smakiqi përsëriti se, sipas tij, “ata që nuk votuan fituan”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.