
Ish-finalistja e formatit,”Big Brother Vip Kosova’’, Juliana Nura e njohur për publikun si Xhuli ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në ,“E Diell”, ku ka folur për shumë të pa thëna si dhe është pyetur lidhur me banorët e ,“BBVA”, Juli është shprehur se nuk i njeh të gjithë ish banorët, përveç fituesin Luizin, për të cilin modelja ka bërë një shaka.
“Po të isha në Shqipëri do isha lidhur me ndonjë djalë. Për shembull me Luizin. Ndoshta do isha lidhur po të më kishte pëlqyer ndonjëri”, ka thënë ajo.