Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Yakin vlerëson lart Xhakën: Duam të shohim lojtarë të tillë në fushë

Gazeta10
05 December 2022 - 19:18

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, e ka vlerësuar Granit Xhakën si person me karakter duke përshkruar atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Serbisë.

Mesfushori shqiptar u përfshi në disa incidente me lojtarët dhe stafin e ekipit kundërshtar, ndërsa pas fitores festoi duke e mbajtur përpara fanellën me emrin ‘Jashari’.

“Jemi shumë të kënaqur që e kemi Granitin. Ai është një lider i mirë, merr vendime të mira. Ka karakter, por ne duam t’i shohim njerëzit e tillë në fushë”, tha fillimisht Yakin.

“Lojtarët e vlerësojnë se ai është në gjendje të marrë përgjegjësi dhe është mirë për ne që jemi në gjendje të thërrasim njerëz të tillë. Dhe po, njerëzit kanë shkruar dhe diskutuar për atë që ka ndodhur”.

“Po, ne fituam. Po, ishte emocionale. Dhe emocionet mund të jenë të nevojshme gjatë një ndeshjeje të tillë. Do të kishte qenë e çuditshme sikur ai të kishte qenë pa emocione”, është shprehur Yakin.

Zvicra do të përballet me Portugalinë në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror dhe te Helvetikët besojnë se mund ta bëjnë diferencën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.