Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Yamal është “mbret i driblimeve” në Evropë

Gazeta10
27 August 2025 - 8:50

Lamine Yamal po vazhdon të tregojë pse konsiderohet dribluesi më i mirë në Evropë. Pas vetëm dy ndeshjeve të para të sezonit me Barcelonën, ai kryeson listat e për driblimet e tentuara, ashtu edhe për ato të përfunduara në të gjitha ligat kryesore.

17-vjeçari tentoi plot 41 driblime kundër Mallorcas dhe Levantes, duke përfunduar 24 prej tyre me një përqindje suksesi prej 58.5%. Shifra që e vendos atë shumë përpara rivalëve si Mason Greenëood (24 të tentuara, 13 të përfunduara), Joel Roca (19/—) dhe Nico Williams (18/12).

Numri 10 i ri i Barcelonës ka qenë gjithashtu lojtari me më shumë duele sulmuese (55), më shumë të fituara (30) dhe më shumë prekje në zonën e kundërshtarit (18). Krahas kësaj, ai ka provuar më shumë goditje nga jashtë zonës (11) se çdo futbollist tjetër në Evropë.

Me këto shifra, Lamine Yamal po e nis sezonin 2025/26 si “mbreti i driblimit” në futbollin evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.