
Sulmuesi spanjoll, Yeremy Pino ka arritur marrëveshje me Crystal Palace dhe karrierën do ta vazhdojë të Premierligë.
Pino do të luajë për herë të parë jashtë futbollit spanjoll, pasi tërë karrierën e ka kaluar te skuadra e Villarealit.
Crystal Palace për shërbimet e 22-vjeçarit kanë shpenzuar plot 30 milionë euro.
Pino shumë shpejt do të udhëtojë drejt Londrës për testet mjekësore, e më pas do të firmosë me skuadrën angleze.