Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ymeri akuzon Qeverinë Kurti për dështim në sektorin e energjisë, përmend Martin Berishajn dhe Vuk Hamoviqin

Gazeta10
11 November 2026 - 18:03

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke e akuzuar atë për dështim në sigurimin e energjisë elektrike dhe mungesë të progresit në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme.

Gjatë një diskutimi në Kuvend, Ymeri tha se inflacioni nuk është shkaktuar nga zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, por nga çmimet e energjisë dhe të shërbimeve.

“Inflacioni nuk është shkaktuar nga Ngushtica e Hormuzit, por nga energjia edhe nga çmimi i energjisë, edhe nga çmimi i shërbimeve. Kur jemi te energjia, në agjendë të Vuk Hamoviqit keni punuar kësisoj: burimet e ripërtëritshme kanë pasë zero progres gjatë këtij raporti. Keni dështuar të siguroni energji elektrike sepse keni ardhur me skemë të instaluar me kompani, me ZRRE që ia ka ndreq agjendën, me KOSTT për t’i shërbyer Martin Berishajt dhe skemës”, tha Ymeri.
Ajo ngriti edhe akuza lidhur me pretendimet për financimin e fushatës dhe raportet e pretenduara me persona të përmendur në deklarimin e saj.

“A mund ta demantoni që nuk i keni marrë para Martin Berishajt për fushatë dhe nuk i keni borxh Vuk Hamoviqit, ujkut të qeverisë suaj? Me këtë pyetje mund t’i drejtoheni Albin Kurtit dhe nëse mund ta demantojë, mund të vijë këtu”, tha deputetja e LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.