
Ymer Ymeri – Sekretar i SBAShK-ut sonte në Prime Time, ka folur për deklaratën e Ministrit Hekuran Murati se duhet të hetohet kjo sindikatë.
Ymeri ka thënë se ai ka dashur të krijojë huti tek anëtarësia e kësaj sindikate, që të ketë pakënaqësi, raporton Gazeta10.
Teksa, për deklaratën e ministrit Murati për trajnimet, ka thënë se nuk është e vërtetë dhe se do ta padisin.
“Nuk e kam dëgjuar. Do ta padisim njëjtë siç e kemi bë kallëzim penal për ndërhyrje në grevë. Sepse trajnimet i paguajnë SBAShK-u, kemi kontratë, përmes xhirollogarive, jam duke e thënë publikisht…Mësimdhënësit nuk paguajnë asnjë cent”, ka thënë Ymeri./Gazeta10