Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Yuri Kim takon Begajn, e falënderon për diskutimin mes tyre

Gazeta10
29 September 2022 - 14:56

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Gazeta10.

Kim e ka falënderuar Begajn për diskutimin që kanë zhvilluar rreth temave kyçe të raporteve.

Më tej, Kim ka thënë se roli i Presidencës në përputhje me Kushtetutën është shumë me rëndësi për demokracinë dhe sigurinë e Shqipërisë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim në llogarinë e saj në Twitter. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.