Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zbulohet Lapidari i dëshmorëve Ilir Durmishi e Hasan Ramadani në Shajkoc të Podujevës

Gazeta10
27 November 2022 - 19:33

Raporti: Bleona Dallaveraj

Emrat e heronjve të fshatit Shajkoc të Podujevës do të kujtohen përgjithmonë.

Këtë të diel në këtë fshat u bë përurimi i Parkut Memorial “Albaniku”, ku u zbulua edhe lapidari në të cilin janë gdhendur emrat e martirëve e dëshmorëve të kësaj ane.

E tek sa ka kujtuar djalin e tij, babai i heroit Ilir Durmishi ka thënë se ka shumë pak libra, këngë, e filma kushtuar veprës së papërsëritshme të heronjve të Kosovës, për t’i kujtuar e mos harruar ata.

Këta heronj i nderoi edhe familja komandantit legjendar Adem Jashari. Bekim Jashari ka thënë se ndihet i nderuar që festat e nëntorit po i shënojnë bashkë.

Ani pse ishte i ftuar që t’i drejtohet të pranishmëve, në këtë ceremoni nuk mori pjesë  kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Kjo ceremoni u mbyll nën muzikë, valle e poezi kushtuar heronjve të Shajkocit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.