
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.
Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.
Në diskutim për një ankesë të Llapit, adresuar në FFK pas ndeshjes me Malishevën, foli edhe gazetari i sportit, Kujtim Zebica.
Zebica e quajti qesharak arsyetimin e FFK-së për këtë refuzim.
“Është qesharak ky arsyetimi i vonesës nga FFK rreth ankesës së Llapit. Unë mendoj se ka qenë korrekte kjo ankesë dhe se në këtë rast, të drejtë i jap Llapit. Sipas rregullores, akumulimi i kartonëve të verdhë në Ligën U21 numërohet edhe në Superligë.” – tha ai.
FFK-ja e refuzoi ankesën e Llapit pasi, sipas tyre, ankesa ishte e vonuar.
Llapi ankohet se Rilind Haziraj i Malishevës s’ka pasur të drejtë loje, pasi kishte arritur limitin e kartonëve të verdhë, dhe si i tillë, nuk është dashur të paraqitet në ndeshjen ndaj Llapit.
Malisheva triumfoi mbi Llapin me rezultat 2-1, duke i vështirësuar punët për në rrugëtimin drejt titullit kampion.