Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i KFOR: Vendimi për hapjen e mundshme të urës përmes dialogut dhe koordinimit, ndërkohë ne mbajmë prani fikse aty

Gazeta10
11 September 2024 - 10:39

Zëdhënësi i KFOR’it, Koloneli Salvatore Mascoli, është drejtuar përmes një videomesazhi lidhur me planin e Qeverisë Kurti për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave.

Macoli ka thënë se qëndrimi i tyre është i qartë se çdo vendim për këtë çështje duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët, derisa ka shtuar se ndërkohë KFOR do të mbajë praninë e përhershme në urë, raporton Express.

Deklarata e tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha dje se janë të gatshëm për hapjen e urës, por se po e presin QUINT’in dhe KFOR’in.

“Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, ka deklaruar Mascoli.

Ai ka folur edhe për aktivitetet trajnuese që janë kryer së fundi nga personi i KFOR’it në urë.

Mascoli ka thënë se janë të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie.

“Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, ka deklaruar zëdhënësi i KFOR.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.