
Qeveria e Kosovës sot ka vendosur të ndaj nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.
Kjo ka nxitur reagime të shumat, e me interesanti ka qenë ai i deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashit, raporton gazeta10.
Ai gjatë ditës e shpërndau një postim ironik , ku kryeministrin Albin Kurti e përshkruan si “BABAdimër”.
“E ka lshu dorën BABAdimëri”, ka qenë përshkrimi që Abrashi i ka bërë kësaj fotografie, duke e ndërlidh me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të subvencionuar me nga 100 euro pensionistët dhe fëmijët.
Postimi i deputetit Abrashi është pëlqyer nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili ja ka bërë ‘like’ këtij postimi. /Gazeta10/
