Gazeta10

Zëdhënësi i Qeverisë: Shprehim keqardhje për bojkotimin e gazetarëve, vonesa ishte e arsyeshme

Zëdhësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi mediat kanë bojkotuar konferencën që rëndom mbahet pas mbledhjes së qeverisë, e që shkak u bë vononesa prej 40 minutave e ministrave për të dalë para gazetarëve.

Kryeziu thotë se e shprehin keqardhje për këtë ndodhi, por se e njëjta mund të shmangej pasi vonesat për fillimin e konferencës ishte e arsyeshme, raporton Gazeta10.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht”.

Megjithatë, Kryeziu vlerëson se konferencat për media pas mbledhjes së qeverisë janë me interes për publikun, por se sot nuk pati pasi interesi publik sipas tij nuk u vendos në rend të parë.

“Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë” ka shkruar Kryeziu në Facebook./Gazeta10

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova