
Gjatë ditës së sotme, Gazeta10 raportoi se Komandanti i UÇK-së nga Rajoni i Prizrenit, Sadik Halitjaha, ka udhëtuar drejt Hagës me ftesë të Prokurorisë Speciale.
Në lidhje me këtë ftesë, Gazeta10 ka kontaktuar Zëdhënësin e Sepciales, Christopher Bennett, i cili ka thënë se nuk i komentojnë hetimet ndaj tij.
“Nuk kam koment për pyetjen tuaj. SPO nuk jep informacione në lidhje me hetimet e saj”, ka deklaruar shkurt Bennett.
Kujtojmë se, ish-eprori Halitjaha, ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim para dy vitesh./Gazeta10