Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zëdhënësi i VV-së: Qëndrimi i Kurtit për Ivanoviqin s’ka ndryshuar

Gazeta10
17 January 2023 - 16:49

Sekretari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra në rrethana të panjohuara para zyrës së partisë së tij në veri, pesë vite më parë, shkruan Gazeta10.

Manxhuka tha se ajo çka Kurti ka bërë tash është kundërthënia e brendshme në Serbi, dhe siç thotë ai, vrasja potenciale e dikujt që sipas tij, praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë.

“Është interesante dhe po aq qesharake kur sheh disa mediume tek nxjerrin deklarime se si Albin Kurti ka thënë dikur se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte duke e krahasuar me deklaratën e djeshme”, ka shkruar Manxhuka.

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.