Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Zejnullahu- Raçi aprovon dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Ferizajt

Gazeta10
16 September 2022 - 16:18

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka aprovuar dorëheqjen e Isa Berisha, i cili ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Spitalit të Ferizajt.

Sipas njofitmit të ShSKUK-së, ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Ferizajt është caktuar Selajdin Sallahu.

“U.d. drejtoresha Zejnullahu- Raçi, ka mbajtur një takim të përbashkët, duke falënderuar Berishën për punën e deritanishme në menaxhim të Spitalit të Ferizajt, kurse Sallahut i ka ofruar përkrahje nga ShSKUK dhe suksese në menaxhim të Spitalit të Ferizajt”, thuhet në njofitm. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.