Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zeka: E kam pa draftin për Zajednicën – ai vetëm mund të plotësohet anash

Gazeta10
29 September 2022 - 20:46

Milaim Zeka derisa ka folur për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka treguar në Politiko se ka pasë rastin të shoh draftin rreth kësaj marrëveshje.

Komentatori politik nuk dha më shumë detaje rreth përbërjes së tij, teksa shtoi se është i bindur për ekzistencën e tij, meqë s’ka shumë kohë që ai e ka parë atë, shkruan Gazeta10.

“Unë jam shumë i bindur, në bazë të informacioneve që ekziston një draft për Zajednicën. Dhe ky draft vetëm mund të plotësohet anash. Fatmi Sheholli e dinë që ne e kemi pa këtë draft, skeletin e draftin. Është lehtë për njerëz që s’kanë fare përgjegjësi për fjalën publike. Unë po të kallxoj që në katin e tetë të një hoteli në Prishtinë, jo larg qendres e kemi parë atë draft. Mos kërko prej neve kush na e ka tregu”, tha Zeka në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.