
Mevlan Zeka është futbollisti i radhës në pritje të dokumentave për tu larguar nga Gjilani.
Kanal10 merr vesh se Zeka nuk do të transferohet te Erzeni mirëpo një numër i madh skuadrash e kanë kontaktuar atë.
Për Zekën interesim kanë shfaqur: Llapi, Malisheva, Ferizaj, Egnatia e Flamurtari i Vlorës.
Sipas burimeve, futbollisti gjakovar nuk e përjashton mundësinë për tu rikthyer edhe tek kampioni i Kosovës, Fc Ballkani.
Zeka të ardhmen e tij pritet ta vendosë menjëherë pas pranimit të dokumentave dhe shkëputjes së kontratës me SC Gjilanin./Gazeta10/