
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar për temat që ka diskutuar në nje bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka thënë se Rama ka uruar për 30-vjetorin e raporteve diplomatike mes dy shteteve në fjalë.
Më tej, Zelensky ka thënë se Rama ka theksuar hapjen e ambasadës në Kiev.
Tutje, ai ka thënë se kanë diskutuar edhe situatën në front si dhe rëndësinë e rritjes së mbështetjes ndaj Ukrainës.
Këtu keni postimin e tij të plotë:
“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10