
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës do të jetë më e gjatë dhe më komplekse se sa është parashikuar fillimisht.
Këtë e bëjnë të qartë zhvillimet e fundit nga agjenda e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që do të mblidhet të premten në Torino, Itali.
Gjermania dhe Franca i kanë qitur Kosovës kusht themelimin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në KiE.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se narracioni i kryeministrit Kurti që t’i kundërshtojë ndërkombëtarët ka dëmtuar Republikën e Kosovës.
“Janë tri vitet e kaluara që ky mashtrues me këtë narracion se unë ua kthej fjalën ndërkombëtarëve…”, ka thënë Zemaj.
Sipas tij, ky ëhstë gabimi më i madh në 20 vitet e Kosovës.
“Nëse Franca, Gjermania dhe SHBA-të do të ishin armiqtë e Kosovës dhe të popullit shqiptar të Kosovës, ne nuk do të ishim sot këtu ku jemi sot. As ky nuk do të ishte fare si kryeministër i Republikës së Kosovës, andaj kjo është e gabim”, ka thënë Zemaj. /GAZETA10/