Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zemaj: Kurti kamufloi me Komisionin për Shëndetësi, s’është kompetencë e tij

Gazeta10
14 September 2022 - 23:09

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur kamoflim mbledhjen e parë të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, pasi që siç thotë ai, puna menaxheriale në shëndetësi, është kompetencë vetëm e ministrit të Shëndetësisë.

Zemaj në Prime Time po ashtu theksoi se qeverisja nën drejtimin e Albin Kurtit që nga fillimi është përballur me probleme të brendshme që janë shpërfaqur edhe në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë, shkruan Gazeta10.

“Që nga fillimi i mandatit është përballur me disa probleme të brendshme të cilat me kohën kanë dalë në sipërfaqe dhe janë bërë pengesë e zhvillimit të këtij sektori edhe siç duket punës së tij. Ajo që është parë sot ka qenë mënyra e vetme e kryeministrit që të kamofloi me Komisionin, duke kur fut nën kompetencën e tij personalitete dhe struktura që janë kompetencë direkte e punë ditore e ministrit të Shëndetësisë, dhe të mbulojë paaftësinë e tij menaxherale”, tha Zemaj në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.