Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zemaj për Kurtin: Mashtrues Ordiner

Gazeta10
19 May 2023 - 0:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në emisionin “Prime Time”, në Kanal10, e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurti, mashtrues ordiner, në raport me popullin e vet e sidomos me pjesën e ndieshme, me familjarët e të pagjeturve, raporton Gazeta10.

“Ne nuk kemi përdorë elemente populiste, ne nuk kemi bërë vizita te familjet e dëshmorëve siç bëri Kurti duke i keqpërdorur këto familje për poena politik”, tha Zemaj.

Sipas tij me preambulën e deklaratës për të pagjeturit, Kosova hoqi dorë nga gjykimi për të kaluarën. Zemaj tutje kritikoi Kurtin edhe për mungesë transparence duke mos iu përgjigjur deputetëve për atë që po ndodhë realisht me dialogun, vetëmenaxhimin dhe çështjet tjera të ndieshme./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.