
Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka treguar pritshmëritë nga takimi i nesërm Kurti-Vuçiç.
Sipas Zemajt, ky takim duket të nënkupton përfundimin e mandateve.
“Ne presim që qeveria të jetë e përgjegjshme, t’i thotë stop demagogjisë dhe popullizmit, të rikthehet me atë që e kemi pas kërkesë strategji për dialog, hapa konkret të cilët sjellin një përfundim, ajo çka ka qenë e keqe, njohja që tash as nuk mund të rikthehet në këtë as në tavolinë dhe kjo nënkuptoj që ky takim duket që është përfundim i mandateve, duke nënkuptuar në atë që kërkesë për implementimin e gjithë atyre marrëveshjeve që arritur Kosova deri më tani”.
https://www.youtube.com/watch?v=SvmqeY_x3eA