Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zemaj takon ambasadorin e ri gjerman në NATO, i shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës

Gazeta10
27 October 2023 - 18:02

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në NATO,  Géza Andreas von Geyr.

“Ambasadorit von Geyr i urova punë të mbarë në mandatin e tij të ri dhe shpreha mirënjohjen time për kontributet e shumta dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për vendin tonë në  porceset e ndryshme të shtetndertimit, paqës dhe sigurisë, si dhe për mbështetjen e fuqishme për subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe aspiratave tona euroatlantike”, ka shkruar Zemaj, raporton Gazeta10.

Zemaj është shprehur që me mezi pret të punojë me ambasadorin von Geyr  në thellimin e marrëdhënieve të shkelqyera këtu në NATO dhe për avancimin e mëtutjeshëm ne mes vendeve tona. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.