
Deputeti i LDK-së, Arben Zemaj, në emisionin Prime Time ka thënë video e kësaj natyre e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është e panjohur, por si subjekt udhëheqës nuk është i duhuri, raporton Gazeta10.
Tash mënyra e shpërfaqjes së gjuhës ose linqimit nuk është dicka e panjohur për vet Lëvizjen VV si subjekt, por në rrethanat i cili udhëheq dhe e ka shumicën kuvendore do të ishte mirë edhe për neve dhe dhe qytetarët e Kosovës së paku të kishim një minutë të ndarë nga ai dy minutësh që që të paraqitej një projekt implementimi, në infrastruktuë, shëndetësi, arsim, industri.”, tha Zemaj.
Tutje ai tha se përgjatë një viti e gjysmë, Qeveria nuk ka parë realizimin e programit të njoftuar.
“Një parti që kalon 100 ditë të saj qeverisëse na njoftoj për programin se si do ta implementoj, për planin e punës, të gjeturat apo mbi të gjeturat e një qeverisje të kaluar ashtu sic pretendon cdo kush të avancoj qoftë në shërbime, qoftë në zhvillim ekonomik, raporti që i duhet Kosovës fuqizimin e objektivitetit të jashtëm besa edhe në subjektivitetin e brendshëm. Këto tema fatkeqësisht nuk i kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe, kaluan një vit e gjysmë, e kemi parë një proklamatë të shkruar të kryeministrit duke njoftue pikat e shkurtëra por që në esencë nëse duket që është vetëm vendim i yni por është edhe mendim po duket edhe i shumicës, nuk kanë paraqitur dicka përmbajtësore që është bërë gjatë këtij një vit e gjysmë dhe kjo e ka karakterizu edhe gjendjen nëpër të cilën po kalojmë.”, tha ndër të tjera Zemaj./Gazeta10.