
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.
Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.
Në diskutim për derbin e Anamoravës, foli edhe gazetari i sportit, Betim “Romak” Zeqiri.
Ai thotë se më në fund, pas disa kohësh ka arritur të jetë i kënaqur me një ndeshje derbi mes Dritës e Gjilanit.
“Derbi i sotëm i luajtur në Gjilan mes dy ekipeve të qytetit, është më i miri dhe më i luftuari i viteve të fundit, pasi jemi mësuar me një lojë të dobët e jo të mirë për sy” – tha ai.
Drita e Gjilani u ndanë në paqe, me takimin që u mbyll me shifrat 2-2, kështu që Drita humbi mundësinë të dal në vendin e parë.
Skuadra bardhekaltër janë në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e shtatë me 26 pikë.