
Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka komentuar gjuhën e përdorur nga kandidatët për kryeministër përgjatë fushatës elektorale.
Zeqiri ka thënë se PDK dhe LDK nuk janë duke përdorur një gjuhë të ashpër gjatë fushatës elektorale.
“Bedriu është tu e bo një fushatë ku po jep ide se si nëse ai është kryeministër çka u ofron qytetarëve për një mirëqenie më të mirë. Edhe Lumiri nuk është shumë i ashpër”, ka thënë Zeqiri.
Për Haradinajn, Zeqiri ka thënë se e ka fushatën më të egër karshi VV-së.
“Haradinaj e ka fushatën më të egër karshi VV-së”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/