Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zeqiri i reagon Shalës dhe Pantinës: Objektin e ka lanë fshati si monument

Gazeta10
02 February 2025 - 21:32

Një debat është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Krenar Shalës, Sadik Zeqiri dhe Shqipe Pantinës lidhur me përgjegjësinë e institucioneve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre të rinj si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Shala ka thënë se institucionet duhe të ndërmarrin masa ndaj objekteve të rrënuara në tërë Kosovën.

Pas tragjedisë në Jabllanicë, Shala ka thënë se Komuna e Gjakovës duhet të japë përgjegjësi për mungesën e sigurimit apo rrënimit të këtyre objekteve.

“Ndoshta ka pasë përgjegjësi morale komuna që ndoshta nuk e kanë  mbyll apo rrethu. Megjithatë ajo ka tregu që edhe institucioni duhet me e ni njëfarë përgjegjësie. Nuk po më duket që ka qenë e rrethuar që mos me mujtë me hy brenda”, ka thënë Shala.

Por ndaj një mendimi të tillë ka reaguar Zeqiri.

“Çdo shtëpi në Dukagjin është e djegne. Krejt shpijat ni ditë tanat kanë me u rrëzu. Tash ti s’munesh me gju përgjegjësinë tek drejtori i Inspeksionit. Atë objekt fshati e ka lanë me rujtë si momument”, ka thënë Zeqiri.

Tutje, Pantina ka thënë se drejtoria e urbanizimit do të duhej të përkujdesej për këto objekte.

“Kjo është gabim. Çka nëse dikun ndodhin rastet e ngjashme. Për çka kemi drejtori të urbanizmit”, ka thënë Pantina.

“Ma e rëndësishme është që institucionet duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.