
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka shqiptuar gjobat e para për shkelje të Kodit të Mirësjelljes pesë ditë pas hapjes së fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit. PZAP-ja ka gjobitur me mijëra euro Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka thënë se vendimet e tilla mund të jenë edukuese dhe frenuese për gjuhën e përdorur nga partitë politike.
“Dënimet që i ka marrë PZAP-ja janë shumë të ashpra, edhe pse është e publikume fotografia apo krahasimi me Hitlerin”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri ka theksuar se gjobat e partive politike pritet të ulen nga Gjykata Supreme.
“Dënimet e PZAP-së janë të mëdha shumë, por dihet që Supremja do t’i ulë. Po më dhimen partitë politike se meqë kanë marrëveshje me mediet, duhet me jau pagu paret sa i pagujnë dënimet atje”, ka thënë me shaka Zeqiri. /Gazeta10/