Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Zeqiri për Kurtin: E ka marrë në qafë diasporën, nuk po ju ndihmojnë më familjeve

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 22:15

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin për keqqeverisje.

Zeqiri ka thënë se Kurti nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.

“Ka premtu që ka me nal korrupsionin. Është ka e vazhdon hala ma keq. Ka premtu që ka me punësu nga një njeri çdo familje”, ka thënë Zeqiri.

Për më tepër, Zeqiri ka theksuar se nga premtimet e Kurtit e kanë pësuar familjet në Kosovë, të cilat janë ndihmuar nga diaspora.

“E ka marrë në qafë diasporën sepse ju ka thanë që ju s’keni nevojë me kontribu në Kosovë me ju nimu familjeve se unë çdo familje ka me shti nga një njeri në punë. Diaspora mo so ka ju nimon familjeve të veta se e din që këtu është lulë”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.