Politiko

Zeqiri i jep fund debatit Matoshi-Spahiu: Zyrtarët amerikanë nuk kanë qenë në komunë!

Gazeta10
15 Janar 2025 - 21:10

Një përplasje e ashpër mes komentatorëve politikë, Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit lidhur me vizitën e ambasadorit amerikan në komunat në veri, e shtyu gazetarin Kushtrim Sadiku që të kërkojë inkuadrimin e kryetarëve në veri për ta konfirmuar një gjë të tillë.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka konfirmuar se zyrtarët amerikanë nuk e kanë vizituar asnjëherë këtë komunë.

“As ambasadori amerikan as zëvendësambasadori amerikan nuk kanë qenë as në zyre as në komunë”, ka thënë Zeqiri.

Për më tepër, ai ka qartësuar se ambasadorët e tjerë kanë qenë për vizitë në Komunën e Zubin Potokut, por jo edhe ata amerikanë.

“Më kanë ftuar të takohem në Ambasadën amerikane, por ambasadori italian dhe përfaqësues të ambasadave të tjerë kanë qenë në zyrën time, por jo ata amerikanë”, ka qartësuar Zeqiri. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.