Politiko

Zeqiri: VV-ja pa Kurtin nuk po di si t’i prijë fushatës, ka mbetur si “pula pa kry”

Gazeta10
23 Janar 2025 - 21:17

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka thënë se fushata e Lëvizjes Vetëvendosje pa liderin e saj, Albin Kurtin po del të jetë shumë e qetë, kjo për shkak se ai aktualisht ndodhet në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Zeqiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja nuk po di si t’i prijë fushatës pa Kurtin.

Për më tepër, ai me ironi ka thënë se deputetët e kësaj partie kanë mbetur si “pula pa kry”.

“Vetëvendosje ka mbetë pa lider për me i pri fushatës. Ka mbetë si pula pa kry, nuk po dijnë çka me bo. Kanë dalë deputetët vetëm nëpër fshatra, nëpër vende me mbledh ma shumë njerëz”, ka thënë Zeqiri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.