Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet e 7 qershorit, PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim në internet

Gazeta10
08 June 2026 - 16:46

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Iulian Bulai, ka prezantuar gjetjet paraprake pas vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, të mbajtura për herë të tretë brenda më pak se 16 muajve.

Delegacioni shtatëanëtarësh i PACE-s, i cili ishte i vetmi mision ndërkombëtar që vëzhgoi ditën e zgjedhjeve, vlerësoi se procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa incidente madhore, ndonëse u karakterizua nga lodhja dhe zhgënjimi i votuesve.

Ai tha se megjithëse procesi i votimit ishte i qetë dhe profesional, rënia e pjesëmarrjes së votuesve duhet të merret seriozisht.

PACE ngriti shqetësime edhe për votimin nga diaspora, përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe dezinformimin në internet.

Ai foli edhe për ndërhyrje të jashtme dhe nevojën për dialog politik pas zgjedhjeve.

Në përmbyllje, Bulai përgëzoi qytetarët e Kosovës për përkushtimin ndaj demokracisë dhe u bëri thirrje liderëve politikë të ndërmarrin hapa konkretë për tejkalimin e bllokadave institucionale.

“Ne u bëjmë thirrje politikanëve tuaj që ta marrin seriozisht besimin që u është dhënë nga qytetarët e Kosovës dhe të fillojnë një dialog të vërtetë e të sinqertë, të orientuar drejt zgjidhjeve konkrete, me qëllim që të shmanget lodhja dhe zhgënjimi me të cilin qytetarët e Kosovës po përballen aktualisht”, përfundoi Bulai, raporton KP.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.