
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës kanë zgjuar kurreshtjen edhe të mediave ndërkombëtare, shkruan Gazeta10.
Përderisa mediat vendore janë vendosur me ekipet e tyre pranë qendrave të votimit në veri, njësoj po ndodh edhe me mediat e huaja. Ku në Çabër është parë media e njohur “Reuters” e pranishme duke përcjellur nga afër zhvillimet e fundit mbi zgjedhjet.
Zgjedhjet janë duke u monitoruar nga Policia e Kosovës, por edhe nga EULEX-i./Gazeta10

