Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet lokale 2025, Kanal10 me risi në skemën programore- Ahmeti ndan detaje

Gazeta10
18 August 2025 - 18:27

Nga mbrëmja e kësaj të hëne e  deri më 12 tetor, për publikun në televizionin Kanal10 do të transmetohen materiale të ndryshme, të lidhura me zgjedhjet lokale në vend.

Për të dhënë më shumë detaje, gazetarët dhe bashkëthemeluesit e këtij mediumi, Arben Ahmeti e Kushtrim Sadiku ishin të ftuar në emisionin “Gazeta”.

Sipas Ahmetit, televizioni 10 sonte vjen me shumë analiza e skema të reja programore.

 

Televizioni i gazetarëve fokusin tek zgjedhjet dhe zhvillimet politike e ka gjithmonë, me theks të veçantë ne si projekt shquhemi për këtë, për specialet, debatet politike, ndjekjen e agjendës së asaj se çfarë ndodh gjatë ditës.  Ajo çka tashmë në vitin e pestë të funksionimit me skemën e re programore që nis sot, është që jam i lumtur për shkak se kemi tashmë emisione të etabluara prej mëngjesit, që është “Dita e Re”, “10×10 ” . e tek “Gazeta”ku do i kushtohet rëndësi e veçantë për asamble komunale, në “Politiko”, e unë pastaj që sonte do e nis “Adresën”, si format i debatit të analistëve”, tha ai.

Ndryshe, sonte në 22:50  analistë të ndryshëm në emisionin “Adresa”  do i komentojnë  zhvillimet politike të ditës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.