Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, teksa ka ndarë detaje nga gara në mes të kandidatëve Donald Trump dhe Kamala Harris.
Zogaj ka theksuar se Harris ka përqindje më të lartë të votave sesa Donald Trump.
“Deri më tash janë rreth 18 milionë amerikanë që kanë votuar për zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Zogaj.
Sipas Zogajt, Harris ka treguar një lidership në të gjithë organizimin e fushatës. /Gazeta10/