Gazeta10

Zgjedhjet në veri, hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është hapur periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për votimin në katër komunat e veriut, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Në njoftimin e KQZ-së theksohet se periudha për regjistrimin e votuesve është nga 29 marsi deri më 3 prill.

Njoftimi i plotë:

Periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 mars – 3 prill 2024) për votimin e 21 prillit në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Prishtinë, 29 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Gjatë kësaj periudhe, e cila do të pëfundojë më 3 prill 2024, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës duke dërguar kërkesën e tyre përmes:

Platformës elektronike e cila është e vendosur në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org: Regjistrohu për votim jashtë Kosovës për procesin e votimit më 21 prill 2024 (https://eomp.kqz-ks.org/sq/abr…), duke ndjekur të gjithë hapat njëri pas tjetrit, ose Postës.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën: https://kqz-ks.org/sherbimet-p…

Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, KQZ ka themeluar Komisionin për Kundërshtimin Administrativ, ku mund të parashtrohet kundërshtimi kundër njoftimit të KQZ-së. Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit, në: [email protected]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 12 prill dhe përfundon më 20 prill 2024.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët