Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhjet në veri (VIDEO)

Gazeta10
19 November 2022 - 19:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vetëm një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore. Deri më tani, vetëm subjekti politik “Iniciativa Qytetare Mitrovica” ka kërkuar të certifikohet për të garuar më 18 dhjetor në veri të Mitrovicës, ndërkaq afati për aplikim pritet të përfundojë të hënën.

Vetëm një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore është dorëzuar deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 Subjekti politik “Iniciativa Qytetare Mitrovica” ka kërkuar të certifikohet për të garuar më 18 dhjetor në veri të Mitrovicës.

Ndërsa, KQZ-ja ka njoftuar se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje do të përfundojë të hënën, më 21 nëntor.

“KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022”,

Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Adnan Rrustemi ka thënë se duhet pasur parasysh që duhet të funksionalizohen edhe kuvendet komunale, një proces që sipas tij duhet të realizohet përgjatë procesit të zgjedhjeve për kryetar te komunave.

Rrustemi ka thënë se me dorëheqjen e katër kryetarëve zgjedhjet janë të pashmangshme, pavarësisht situatës politike në vend.

Dorëheqjet e serbëve në veri të Kosovës erdhën pasi Qeveria e Kosovës filloi fazën e parë të implementimit të vendimit për targat, atë të qortimit për ngasësit e veturave me targa ilegale. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.