
Një vajzë është zhdukur të hënë në Pejë, raporton Gazeta10.
Rastin e kanë raportuar familjarët e saj në Policinë e Kosovës, ku sipas forcave të rendit ngjarja është duke u hetuar.
“Rr. Mbreti Bardhyl, Pejë 05.03.2023 – 12:30. Me 06.03.2023 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta10