Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kurti është totalitar, super egoist”- Gjini: Dëshiron të kontrollojë gjithçka

Gazeta10
21 September 2023 - 13:02

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Politiko” ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti kur ai ka thënë se mund të zhduket Opozita.

Sipas tij, fjalimi i kryeministrit nuk ka qenë i duhur sepse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë asnjëherë, raporton Gazeta10.

“Së pari desha të flas për këtë zhdukjen e Opozitës dhe jo vetëm që e shoh si një cinizëm krejt kot por shoh edhe shkarje logjike për me i thurrë ato fjali, pom duket zoti Kurti e ka përzi shkencën poetike me art po është krejt kot, nuk zhduket kurr Opozita në Kosovë nuk ka gjasa teorike përshkak qe është ndërtu sistemi, dhe me u zhduk Opozita nuk zhduket vetëm ajo por edhe Demokracia dhe kalojmë në një sistem tjetër”, tha ai.

Gjini shton se kryeministri Kurti nga natyra është një njeri totalitar super egoist që nuk i pranon kritikat./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.