Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, ende asnjë person i dyshuar

Gazeta10
15 February 2023 - 16:43

Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë të ditur se për momentin nuk kanë ende persona të dyshuar në këtë çështje.

Lajmin për “Arbresh.info” e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Sipas tij, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.

“Ndërkaq, për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Po ashtu, Lutfiu theksoi se janë ende në fazë të hetimeve dhe se siç tha ai nuk mund të japin informata tjera.“Duke pasur parasysh se ende jemi në fazën e hetimeve nuk mund të japim informata tjera lidhur më këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Kujtojmë se, më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Vdekja e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit në njërin nga burgjet e Kosovës në nëntorin e vitit 2016, ende mbetët enigmë dhe e pazbuluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.