Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zhegrova i pandalshëm – yll i mbrëmjes te Lille

Gazeta10
29 March 2024 - 22:39

Edon Zhegrova është rikthyer në njërin ndër lojtarët kryesorë te Lille, ku në derbi ndaj Lens ka gjetur edhe golin e dytë personal. 

Sulmuesi anësor e nisi nga minuta e përballë në derbi ndaj Lens, ku fillimisht që në start zhbllokoi ndeshjen.

Në minutën e 9-të, ai mori pasim nga Nabil Bentaleb, duke pranuar topin para zonës, për të dribluar një mbrojtës dhe për të gjetur rrjetën për 1-0.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë, Zhegrova sërish gjeti golin, duke përfituar nga një top i kthyer për të shënuar për 2-0.

Një paraqitje shumë e mirë e yllit të Kosovës për Lille, pasi luajtën ndaj njërit nga rivalët më të mëdhenj për një vend në Ligën e Kampionëve është pikërisht Lens.

Ky ishte goli i pestë i Edon Zhegrovës te Lille në Ligue 1, ndërsa ka edhe pesë asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.