10 LIVE

Zhvillimet e fundit, Kurti: Nuk ka kurrfarë mundësie për tensione e destabilizim

Gazeta10
31 Korrik 2022 - 15:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka thënë se nuk ka mundësi për tensione e destabilizim pasi qeveria që ai e drejton ka marrë vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimat, raporton Gazeta10.

Kurti ka thënë se nuk ka asnjë mundësi për tensione e destabilitet meqë në vend është po merren vendime të ligjshme.

“Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrëfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçika legjitime dhe legale”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ata që flasin për dhunë dhe veprime të tjera destabilizuese, flasin për vete dhe jo për ne.

“Ata që flasin për dhunë, ata që flasin për barrikada, për bllokime, ata që flasin për destabilizim, ata që flasin për tensione, flasin për vete, nuk flasin për neve”, ka shtuar më tej ai.

Tutje, Kurti ka thënë se Kosova është republikë paqësore dhe se beson se gjithçka do të përmbyllet mirë.

“Ne jemi republikë demokratike parlamentare, paqësore dhe besoj që gjith çka do të shkojë si është më së miri”, ka thënë Kurti. / Gazeta10.

Gjatë ditës ka pasur edhe një reagim për këtë çështje nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se serbët në Kosovë po përballen me një situatë shumë të ndërlikuar dhe komplekse. /Gazeta10.

Këtu keni videon e konferencës:

https://fb.watch/eCf5s62TJd/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.