Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zhvillimet e fundit, Maliqi: Kosova nuk e ka fuqinë me e nënshtru veriun me dhunë

Gazeta10
24 November 2022 - 15:24

Analisti politik, Agon Maliqi, duke i komentuar zhvillimet e fundit ka thënë se Kosova nuk e ka fuqinë e nënshtrimit të veriut me dhunë, raporton Gazeta10.

Më tej, ai ak thënë se nuk mund ta përdorësh kërcënimin si mjet negociues kur nuk ta merr askush seriozisht atë.

Ai ka thënë se rezultati aktual politik nuk është një me një mes Kosovës dhe Serbisë por dy me zero për NATO-në.

Këtu keni postimin e plotë:

“Po thonë se u desh të bëhej ajo dramë për me nxjerrë diçka ma të mirë. Çështja është se për me e përdor kërcënimin dhe “ambiguitetin” si mjet negociues, duhet ta kesh fuqinë prapa vetes për me ta marrë dikush kërcënimin seriozisht. Kosova nuk e ka fuqinë me e nënshtru veriun me dhunë sepse të del saora KFOR-i te ura e të bën horrë duke ta dëshmu se atë pjesë nuk e ke në kontroll. Njëjtë edhe Serbia kërcënimin ushtarak e ka qesharak sepse i bie të futet në konflikt me NATO-n. Herën e parë në rastin e letërnjoftimeve u demaskua si blof kërcënimi i Vuçiq. Mbrëmë me rastin e targave ai i Kurtit. Dikush kish me thanë se rezultati është 1 me 1, por në fakt është 2:0 për NATO-n. Ma mirë është me i grah marrëveshjes e mos me u bâ horrë”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.